Turqia shprehet e shqetësuar nga kontakti i ShBA-së me udhëheqësin e PKK-së

Ferhat Abdi Sahin është njëri prej udhëheqësve të PKK-së, të cilën ShBA-ja dhe të tjerët e konsiderojnë si organizatë terroriste.

1294451
Turqia shprehet e shqetësuar nga kontakti i ShBA-së me udhëheqësin e PKK-së

Drejtori i Drejtorisë për Komunikime të Presidencës, Fahrettin Altun tha se “Ne jemi thellësisht të shqetësuar që disa zyrtarë dhe politikanë amerikanë e trajtojnë Ferhat Abdi Sahin të njohur si "Mazlum" (nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK) si një figurë politike të ligjshme”.

Në një deklaratë të bërë për agjencinë e lajmeve “Reuters” Fahrettin Altun tha se “Ferhat Abdi Sahin është njëri prej udhëheqësve të PKK-së, të cilën ShBA-ja dhe të tjerët e konsiderojnë si organizatë terroriste. Sahin kërkohet me kartelë të kuqe nga Interpoli. Ndërsa forcat turke të sigurisë e kërkojnë për sulme terroriste ndaj një ushtrie të NATO-s dhe civilëve”.

 


Lajme të ngjashme