Akar dhe Esper biseduan për Operacionin “Burimi i Paqes”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Mark Esper.

Akar dhe Esper biseduan për Operacionin “Burimi i Paqes”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulus Akar gjatë takimit me homologun e tij grek, Nikolaos Panagiotopoulos bisedoi për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë dhe masat për ndërtimin e besimit, çështjet e Egjeut, Qipros dhe Mesdheut Lindor.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ministri Akar në Shtabin e NATO-s, ku ndodhet për pjesëmarrje në punimet e ditës së dytë të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, u takua me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Panagiotopoulos.

Gjatë takimit Akar theksoi rëndësinë e zgjidhjes së problemeve sipas ligjit ndërkombëtar në kuadër të paqes dhe miqësisë dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ministri Akar gjatë ditës u takua edhe me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper me të cilin biseduan për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë me në krye Sirinë dhe Operacionin “Burimi i Paqes” të ndërmarrë në lindje të lumit Eufrat, ndërsa u shkëmbyen mendimet për marrëdhëniet dypalëshe dhe në kuadër të NATO-s.

 


Lajme të ngjashme