Turqia hedh poshtë qëndrimin e PE-së në lidhje me Operacionin “Burimi i Paqes”

Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar në lidhje me qëndrimin e Parlamentit Evropian (PE) ndaj Operacionit “Burimi i Paqes”.

Turqia hedh poshtë qëndrimin e PE-së në lidhje me Operacionin “Burimi i Paqes”

Turqia deklaroi se plotësisht hedh poshtë qëndrimin e Parlamentit Evropian (PE) në lidhje me Operacionin “Burimi i Paqes”.

Në komunikatë thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar në lidhje me qëndrimin e Parlamentit Evropian (PE) ndaj Operacionit “Burimi i Paqes”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë kryen kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë.

“Vendimi i atyre, që vazhdimisht mirëpresin terroristët në parlamentin e tyre nuk është surprizë për Turqinë”, bëhet e ditur në deklaratë, ndërsa theksohet se operacioni u krye në bazë të ligjit ndërkombëtar, janë marrë në objektiv vetëm organizatat terroriste dhe të gjitha masat që të mos dëmtohen civilët.

Në mes tjerash në deklaratë rikujtohet se legjitimiteti i operacionit në fjalë është vërtetuar edhe me marrëveshjet e arritura me Shtetet e Bashkuar të Amerikës (ShBA) dhe Rusinë.

“Me deklaratat që kemi bërë deri më tani para opinionit publik ndërkombëtar dhe bashkëbiseduesve tanë zyrtarë të huaj në nivelin më të lartë, të gjitha pretendimet në vendimin e Parlamentit Evropian janë hedhur poshtë më parë ose janë dhënë shpjegimet e nevojshme. Krahas të gjitha këtyre deklaratave Parlamenti Evropian miratoi një vendim që nuk përputhet me të vërtetën dhe insistoi në qëndrimin paragjykues dhe të ndërgjegjshëm ndaj Turqisë. Në vend se të solidarizohet me Turqinë në luftën kundër terrorit të PKK/PYD/YPG dhe DAESH me burim nga Siria dhe me migrimet e paligjshme, ai zgjodhi t’i shërbejë agjendës së një organizate terroriste dhe të mbështetet në pretendimet e saj të rreme”, thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash në deklaratën e Ministrisë gjithashtu bëhet e ditur se asnjë fuqi dhe asnjë vendim nuk do t'a pengojë Turqinë nga hedhja e hapave për të garantuar sigurinë kombëtare të saj.

 


Lajme të ngjashme