Erdogan: Me marrëveshjen e Soçit i është dhënë një goditje tjetër korridorit terrorist

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se me marrëveshjen historike të Soçit i është dhënë një goditje tjetër korridorit terrorist në veri të Sirisë.

1293369
Erdogan: Me marrëveshjen e Soçit i është dhënë një goditje tjetër korridorit terrorist

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se me marrëveshjen historike të Soçit i është dhënë një goditje tjetër korridorit terrorist në veri të Sirisë.

Presidenti Erdogan gjatë kthimit nga Rusia u prononcua në interes të gazetarëve që e shoqëronin në avion.

Erdogan dha detajet e samitit me Presidentin Vladimir Putin të mbajtur të martën në Soçi që zgjati 6 orë e 20 minuta, ndërsa bëri të ditur se kanë arritur të marrin rezultatet e pritura.

“Me këtë marrëveshje ne i dhamë edhe një goditje tjetër korridorit terrorist”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa vijoi duke thënë se “Kemi hedhur një hap që do të forcojë integritetin territorial të Sirisë, arritëm në përfitime të konsiderueshme në procesin e Astanës dhe morëm edhe një fryt të Operacionit ‘Burimi i Paqes’. Krijuam një platformë që do të lehtësojë kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre”.  

Erdogan theksoi që sipas marrëveshjes, terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK brenda 150 orëve do të tërhiqen nga veriu i Sirisë.

“Nuk ka asnjë ndryshim në hapat që duhet të ndërmarrim në qoftë se nuk përmbushen premtimet e dhëna me marrëveshjet e arritura qoftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë me Rusinë. Në pjesën e marrëveshjes së arritur me ShBA-të, ne e vazhdojmë operacionin me vendosmëri të njëjtë. Ndërkaq në pjesën e marrëveshjes me Rusinë, Presidenti Putin foli në mënyrë shumë të prerë. Ai tha se ‘ne sigurisht do t’i largojmë ata nga këtu’”, deklaroi Erdogan.

Duke bërë fjalë për pjesën pa praninë e medias së takimit, Erdogan tha se në rend të ditës ka qenë edhe mundësia e qëndrimit të terroristëve në këtë rajon duke u veshur me uniformën e regjimit.

“Në lidhje me këtë çështje ne e rikujtuam Presidentin Putin. Ai tha që “Ne nuk do të lejojmë që këta të veshin uniformën e regjimit për të qëndruar këtu. Do ta monitorojmë nga afër këtë çështje”, bëri të ditur Erdogan.

Sipas marrëveshjes në fund të afatit 150-orësh do të fillojnë patrullimet e përbashkëta turko-ruse 10 km në brendësi të kufijve të Operacionit “Burimi i Paqes”, por zona e Kamishlisë nuk është përfshirë në këtë.

Duke shpjeguar arsyen se pse Kamishli është ndarë nga kjo, Presidenti Erdogan tha: “Aktualisht në Kamishli ndodhen trupat ruse dhe atë të regjimit. Prandaj ata nuk dëshirojnë që ne të përballemi me njëri-tjetrin”.

Kreu i shtetit turk gjithashtu bëri të ditur se edhe procesin në Ayn Al-Arab do ta kryejnë së bashku me Rusinë dhe tha: “Tani mbretëron një situatë e re mes Tel-Abyad dhe Rasulayn. Kjo për ne është sikurse një e drejtë e fituar. Kjo nuk do të thotë se ne do të qëndrojmë përherë atje. Ne nuk kemi veçori të tilla. Pronarët e vërtetë të kësaj zone janë 3 milionë e 650 mijë refugjatë sirianë që qëndrojnë tek ne”.

Presidenti Erdogan në fund tha se ShBA-ja dhe Rusia nuk mund të thonë që “YPG është tjetër dhe PKK-ja tjetër”.

 


Lajme të ngjashme