Kalin: Tek turqit rritet përshtypja që Evropa nuk është pranë Turqisë, por pranë terroristëve

Në një deklaratë të bërë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” zëdhënësi Kalin tha se Evropa duhet të jetë falënderuese ndaj Turqisë për shkak të Operacionit “Burimi i Paqes”.

Kalin: Tek turqit rritet përshtypja që Evropa nuk është pranë Turqisë, por pranë terroristëve

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri të ditur se aleatët evropianë duhet të japin më shumë përkrahje Turqisë, ndërsa tha se “Në mesin e popullit tonë vjen duke u rritur përshtypja që Evropa nuk është pranë Turqisë, por pranë terroristëve”.

Në një deklaratë të bërë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” zëdhënësi Kalin tha se Evropa duhet të jetë falënderuese ndaj Turqisë për shkak të Operacionit “Burimi i Paqes”.

Duke vënë në dukje që embargoja në armë nuk do të bëjë që Turqia të heq dorë nga lufta kundër terrorit, Ibrahim Kalin tha: “Miqtë tanë evropianë duhet të na mbështesim më shumë këtu. Në mesin e popullit tonë vjen duke u rritur përshtypja që Evropa nuk është pranë Turqisë, por pranë terroristëve. Të gjithë e dinë që organizata terroriste YPG është dega e organizatës terroriste separatiste PKKSiri. Më shumë se 600 anëtarë të organizatës separatiste terroriste të rrjetit PKK u vranë në operacionin e tanishëm të Forcave të Armatosura Turke, nëse kjo është ajo për çka ankohet Perëndimi, atëherë ne nuk kemi për çfarë të flasim”.

Kalin shtoi se çështja e refugjatëve nuk është problem vetëm i Turqisë, por i të gjithëve, ndërsa theksoi se edhe Evropa duhet të sakrifikojë në këtë drejtim.

Ai gjithashtu vuri në dukje se njësitë turke nuk do të tërhiqen menjëherë nga Siria dhe vijoi me këto fjalë: “Por ushtarët duhet së pari të garantojnë sigurinë e njerëzve që jetojnë në këtë zonë, siç është pastrimi i minave dhe eksplozivëve. Ushtarët nuk mund të tërhiqen menjëherë, por fillimisht vendosin sigurinë e rajonit. Ashtu siç është bërë në Xherablus tre vjet më parë, kur trupat turke ia dorëzuan qytetin popullit autokton pas luftës kundër terroristëve të organizatës terroriste DAESH. Kështu vepruam edhe në Afrin dhe kështu do të bëjmë edhe tani”.

Në përgjigje të një pyetje se Perëndimi është i shqetësuar që Turqia do të ndryshojë strukturën etnike të zonës së sigurt, Kalin rikujtoi se në zonat e spastruara më herët nga organizatat terroriste DAESH dhe PKK janë kthyer arabët dhe kurdët, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne nuk e detyruam askënd të shkojë kudo pa dëshirën e tyre. Ne jemi i vetmi vend në botë që ka bërë më shumë për refugjatët sirianë në 5 vitet e fundit. Ne i pranuam gati 4 milionë refugjatë në vendin tonë”.

Kalin gjithashtu bëri të ditur se me Rusinë janë duke punuar për një kohë të gjatë për ti dhënë fund luftës në Siri, ndërsa tha që “Ne duam ta avancojmë edhe procesin politik. Ne do të flasim për sigurinë në Sirinë lindore nga Eufrati deri në kufirin me Irakun. Shtrohet pyetja se kush do të mbrojë sigurinë nëse amerikanët largohen. Ne nuk kemi asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me regjimin sirian, por do ta diskutojmë këtë me Rusinë. Duam të sigurohemi që në këtë rajon nuk ka mbetur asnjë element i organizatës terroriste YPG”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se “A nuk do të rrisë Rusia presionin ndaj Turqisë për të njohur regjimin e Esadit?”, Kalin tha se “Moska zyrtare e di qëndrimin tonë ndaj regjimit të Sirisë. Ne besojmë që Esadi nuk është në gjendje për ta bashkuar Sirinë. Esad e humbi këtë aftësi duke vrarë shumë njerëz të popullit të tij”.

 


Lajme të ngjashme