Erdogan në Rusi: Nëse premtimet nuk përmbushen, operacioni do të vazhdojë me më shumë vendosmëri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan me ftesë të Presidentit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare njëditore në këtë vend.

Erdogan në Rusi: Nëse premtimet nuk përmbushen, operacioni do të vazhdojë me më shumë vendosmëri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan rikujtoi se afati i pezullimit të Operacionit “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në Siri skadon sonte, ndërsa tha se “Nëse premtimet nuk përmbushen, operacioni do të vazhdojë me më shumë vendosmëri”.

Presidenti Erdogan me ftesë të Presidentit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare njëditore në këtë vend.

Para nisjes për në Rusi ai bëri deklarata të rëndësishme në aeroport.

Erdogan bëri të ditur që në kuadër të vizitës së punës në Soçi do të takohet me Presidentin Putin me të cilin do të bisedojnë dhe të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rusi si dhe për çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare me në krye krizën e Sirisë.

Duke vënë në dukje se nuk do të lejojnë formimin e një korridori terrorist përgjatë kufirit Turqi-Siri, kreu i shtetit turk tha se nga Rusia presin mbështetje në lidhje me korridorin e sigurisë formimi i të cilit është planifikuar përgjatë kufirit.

“Sipas marrëveshjes së arritur me ShBA-të (të enjten) sot është dita e fundit për tërheqjen e terroristëve nga kjo zonë. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i plotësojnë premtimet e dhëna atëherë operacioni do të vazhdojë me më shumë vendosmëri”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Erdogan u rikujtua për propozimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron për të zgjatur afatin e pezullimit të Operacionit “Burimi i Paqes” tha se “Mua nuk më është bërë një propozim i tillë, Macron për këto gjëra bisedon me terroristët (PKK/PYD). Në fakt Franca nuk është pala me të cilën kontaktojmë”.

 


Lajme të ngjashme