“Operacioni merr fund nëse plotësohen kushtet e marrëveshjes Turqi-ShBA”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se operacioni «Burimi i Paqes» do të përfundojë ne rast se përmbushen të gjitha kushtet e rëna dakord në marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) më 17 tetor për veriun e Sirisë.

Në fjalën drejtuar forumit “TRT World”, që ka nisur punimet të hënën në Stamboll, Hulusi Akar tha se synimi i Turqisë me këtë operacion është që të mbrojë kufijtë e saj, të shkatërrojë korridorin terrorist në veri të Sirisë, të asgjësojë PKK/YPG-në, DAESH-in dhe të gjitha organizatat e tjera terroriste dhe të sigurojë kthimin në shtëpi të të gjitha grupeve etnike.

Ruajtja e integritetit territorial të Sirisë është prioritet edhe për Turqinë,- theksoi ministri Akar dhe shtoi se operacioni (i ushtrisë turke) është ndërprerë për 120 orë sipas marrëveshjes së arritur me ShBA-në më 17 tetor.

“Ne vazhdojmë të ndjekim nga afër tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt. Pas grumbullimit të armatimit të rëndë, shkatërrimit të të gjitha pozicioneve dhe fortifikimeve të organizatës terroriste dhe përmbushjes së të gjitha kushteve të tjera dhe në qoftë se tërheqja përfundon në afatin e caktuar, atëherë do të mbarojë edhe operacioni «Burimi i Paqes»,- theksoi ministri turk i Mbrojtjes.

Po dëshmojmë se YPG-ja ka marrë më shumë mbështetje materiale (ushtarake) se sa ka marrë Turqia nga disa aleatë të saj,- u shpreh Akar dhe nënvizoi se tyta e çdo arme që i është dhënë YPG-së është kthyer nga Turqia, pra është kthyer kundër një vendi aleat të NATO-s.

PKK dhe YPG-ja nuk mund të përfaqësojnë në asnjë mënyrë vëllezërit tanë kurdë dhe sirianë”,- përfundoi fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Lajme të ngjashme