Ekonomistët presin ulje të normave të interesit

Ekonomistët e anketuar parashikojnë se Banka Qendrore e Turqisë (TMB) edhe më tutje do të ulë normat e interesit.

Ekonomistët presin ulje të normave të interesit

Ekonomistët e anketuar parashikojnë se Banka Qendrore e Turqisë (TMB) edhe më tutje do të ulë normat e interesit.

Komiteti i Politikës Monetare do të mbajë takim të enjten për të shtatën radhë këtë vit për të përcaktuar vendimet e bankës në lidhje me normat e interesit.

Një grup prej 14 ekonomistëve presin një rënie mesatare prej 100 pikëve bazë në normën bazë të interesit për huazimet një javore, ku vlerësimi më i ulët është 50 pikë bazë ndërsa më i larti 200.

Në takimin paraprak, Komiteti i Politikës Monetare vendosi që të zvogëlojë normën e interesit për 325 pikë bazë nga 19,75 për qind në 16,50 për qind.

Pas takimit të së enjtes, banka do të mbajë edhe një mbledhje të komitetit këtë vit.

Në vitin 2018, Banka Qendrore e Turqisë mbajti nëntë takime të Komitetit të Politikës Monetare pasi norma e interesit u rrit nga 8 për qind në 24 për qind gjatë vitit. (AA)  

 


Lajme të ngjashme