Antalie thyen rekordin e të gjitha kohërave në numrin e turistëve

Për herë të parë në histori, qyteti turistik Antalie pritet të vizitohet nga 16 milionë turistë deri në fund të këtij viti.

Antalie thyen rekordin e të gjitha kohërave në numrin e turistëve

Për herë të parë në histori, qyteti turistik Antalie pritet të vizitohet nga 16 milionë turistë deri në fund të këtij viti, thotë kryetari i Federatës së Hotelierëve të Turqisë (TUROFED), Osman Ayık.

Ayık thotë se deri më tani 14 milionë turistë kanë vizituar destinacionin e njohur për plazhet origjinale mesdhetare.

Numrat rriten çdo muaj duke i bërë të punësuarit në sektorin e turizmit që të shpresojnë për të ardhmen. Qytetin e kanë vizituar turistë nga 193 shtete.

"Kishte rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar. Veçanërisht në tetor, u shënua një rritje prej 20 për qind", tha Ayık, duke shtuar se tendenca e njëjtë do të vazhdojë dhe se sektori i turizmit do të ecë para me hapa të fuqishëm dhe të sigurt.

Ayık gjithashtu tha se shërbimet cilësore që u ofrohet konsumatorëve kanë ndihmuar në arritjen e këtij synimi.

Erkan Yağcı, kreu i Shoqatës së Hotelierëve Turistikë të Mesdheut, gjithashtu theksoi se çdo i treti turist në Turqi preferon Antalien.

"Ne jemi përqendruar në strategjinë e re për vitin 2020 dhe për sa kohë që zhvillojmë strategji të reja, ne do të vazhdojmë të thyejmë rekorde", tha ai. (AA)

 


Lajme të ngjashme