Presidenti Erdogan bisedoi me homologun amerikan, Trump

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Presidenti Erdogan bisedoi me homologun amerikan, Trump

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Erdoani bëri një postim në median sociale Twitter në lidhje me bisedën që pati me Trumpin.  

Ai bëri të ditur se krahas çështjeve dypalëshe u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me zonën e sigurt, që planifikohet të krijohet në lindje të Eufratit në Siri.  

Presidenti Erdogan ndau me Trumpin kënaqësinë që ndjen për hapat reciproke të hedhura për të përforcuar marrëdhëniet turko-amerikane, që janë rrënjësore dhe të bazuara në një themel të shëndoshë.

“Duke filluar nga punimet për zonën e sigurt, që do të krijojmë në veri të Sirisë, uroj që të vazhdojnë përpjekjet tona të përbashkëta për vendosjen e paqes, mirëqenies dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkroi Erdoan në postimin e tij.

Përpara kësaj deklarate edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri një postim në Twitter në lidhje me bisedën telefonike me homologun Erdoan.  

Trump duke iu referuar mesazhit të Presidentit Erdoan drejtuar tij nëpërmjet Twitterit: “Zt. President, më shumë jetë do të shpëtojmë kur ta mposhtim terrorizmin, armikun kryesor të njerëzimit. Kam besim se kjo përpjekje e përbashkët do të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, iu përgjigj duke shkruar: “Ta mposhtim terrorin”.

 


Lajme të ngjashme