Biseda Akar-Esper, në fokus përmbushja e obligimeve të marrëveshjes për Sirinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper.

Biseda Akar-Esper, në fokus përmbushja e obligimeve të marrëveshjes për Sirinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper.

Në deklaratë bëhet e ditur se në bisedë u theksua se përpjekjet për krijimin e zonës së sigurt, për të cilën u arrit në konsensus ndërmjet  Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikë më 17 tetor 2019, synohet të jenë të suksesshme në kuadër të integritetit territorial të Sirisë.

“Ne presim që Amerika të përmbushë angazhimet e saj. Turqia është e vendosur për të vazhduar luftën kundër DAESH-it. Ne jemi duke ndjekur nga afër tërheqjen e PKK/YPG-së nga Zona e sigurt, mbledhjen e armëve të tyre të rënda, veprimtaritë për shkatërrimin e fortifikimeve të organizatës terroriste, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen për pezullimin me 120 orë të operacionit të Turqisë”.

Sipas deklaratës, ministri Akar u shpreh gjithashtu se Turqia do të përdorë të drejtën legjitime për vetëmbrojtje në rast të ngacmimit, veprimeve armiqësore ose qëndrimit kundër njësive të Forcave të Armatosura Turke.

Edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jashar Gyler (Yaşar Güler) zhvilloi një bisedë telefonike me homologun amerikan, Mark Milley.

Në bisedë u shqyrtuan gjendja e sigurisë dhe zhvillimet ditore në Siri.  

 


Lajme të ngjashme