Turqia do të pezullojë 120 orë operacionin “Burimi i Paqes”, YPG do të tërhiqet nga zona e sigurt

Turqia më 9 tetor kishte filluar operacionin në veri të Sirisë kundër YPG/PKK për të eliminuar korridorin terrorist që mundohet të krijohet në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqen dhe qetësinë në rajon.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, qëllimet e operacionit, në fillim i bisedoi me Zëvendpresidentin Mike Pence, që erdhi në kryeqytetin Ankara dhe më pas kryesoi mbledhjen ndërmjet delegacioneve (Turqi-Amerikë) në lidhje me të njëjtën temë.

Pas mbledhjeve Pence bëri të ditur se Turqia do të pezullojë 120 orë operacionin “Burimi i Paqes” dhe brenda kësaj kohe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojnë që YPG (fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri) të tërhiqet nga zona e sigurt (deri në 20mılje / 32kilometra nga kufiri i Sirisë).

Pence bëri të ditur gjithashtu se Turqia dhe Amerika kanë arritu të njëjtit mendim për zhdukjen tërësisht të DAESH-it nga verilindja e Sirisë.

Menjëherë pas takimeve, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump postoi një mesazh në median sociale ku shkroi: “Faleminderit Erdogan”.

Lajme të ngjashme