Çavusoglu: Pezullojmë për 5 ditë operacionin “Burimi i Paqes”

Çavusoglu tha se ky nuk është armëpushim por “pezullim” dhe brenda këtyre 5 ditëve PYD (fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri) do të tërhiqet (nga kufiri Turqi-Siri-Irak).

Çavusoglu: Pezullojmë për 5 ditë operacionin “Burimi i Paqes”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se do të pezullohet për 5 ditë operacioni “Burimi i Paqes”.

Ai theksoi se ky nuk është armëpushim por “pezullim” dhe brenda këtyre 5 ditëve PYD (fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri) do të tërhiqet (nga kufiri Turqi-Siri-Irak).

Çavushollu, pas mbledhjes ndërmjet delegacioneve (Turqi-Amerikë) me Zëvendpresidentin Mike Pence, që erdhi në kryeqytetin Ankara, doli në një konferencë të përbashkët shtypi (me Pence).

Ministri Çavushollu nënvizoi se me delegacionin amerikan u arrit në një marrëveshje për mbledhjen e armëve të rënda të YPG-së dhe asgjësimin e pozicioneve dhe fortifikimeve të tyre (ndërtesa të ndërtuara për tu përdorur në përleshje). Gjithashtu tha se me Amerikën do të punohet në kohë të njëkohshme dhe në bashkëpunim në luftën kundër DAESH-it në lindje të lumit Eufrat.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se në lidhje me Kobanin, Turqia nuk ka marrë asnjë angazhim. “Qëllimi ynë është që të mos mbetet asnjë terrorist deri në 32 kilometra nga kufiri e deri në kufirin në lindje të lumit Eufrat në Irak duke krijuar këtu zonën e sigurt në tërë këtë rajon”.



Lajme të ngjashme