Erdogan: Flamuri që ngrihet një herë në shtizë nuk ulet më

Në fjalën që mbajti në samitin e Këshillit Turk në Baku të Azerbajxhanit Presidenti Erdogan tha se janë të vendosur për ta çuar deri në fund operacionin «Burimi i Paqes», ‘Flamuri që ngrihet në shtizë, nuk ulet më’.

erdogan-aliyev.jpg

Të hënën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në samitin e 7-të të Këshillit Turk.

Në fjalën që mbajti këtu Erdoan bëri apel për braktisjen e një politike të standardeve të dyfishta në luftën kundër terrorizmit.

"Gjatë historisë tonë 40-vjeçare të luftës kundër terrorizmit jemi përballur me shumë gjëra. Në veçanti, kemi qenë dëshmitarë të lojërave të ndryshme të vendet që ne i kemi ditur për miq dhe aleat”,- tha Erdoan.

Turqia është një nga vendet që i di më së miri dhimbjet e terrorizmit,- u shpreh Erdoan duke shtuar se në luftën e saj kundër terrorizmit Turqia është përballur me standarde të dyfishta dhe kontradiktore, sidomos në krizën e Sirisë.

Një organizatë terroriste brutale (YPG/PKK) është furnizuar me 30.000 mauna të ngarkuara me armë me pretekstin se ajo lufton kundër DAESH-it, dhe e gjithë kjo ka ndodhur para syve të botës,- theksoi Erdoan duke shtuar se Turqia është e ekspozuar ndaj çdo lloj kërcënimi, që fillon nga embargot e deri tek sanksionet.

Me operacionin «Burimi i Paqes»,- vijoi Erdoan,- ne duam që veriun e Sirisë ta pastrojmë nga organizatat terroriste DAESH dhe PYD/YPG, e cila është zgjatimi i PKK-së, dhe t’ua dorëzojmë atë pronarëve të vërtetë.

Turqia dhe pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) janë anëtare të NATO-s, nënvizoi Erdoan dhe shtoi: “Atëherë qëkur këto kanë nisur të mbrohen organizatat terroriste kundër një vendi anëtar të NATO-s? Apo mos vallë i kenë anëtarësuar këto organizata terroriste në NATO dhe unë di gjë? Me çfarë mund të shpjegohet një dyfytyrësi e tillë?”

“Vullneti ynë për ta shfarosur në burim terrorin nuk është zbehur kurrë pavarësisht organizatave terroriste dhe vatrave të sherrit që i ushqejnë foletë e këtyre”,- theksoi kreu i shtetit turk dhe për vendimin që ka marrë Bashkimi Evropian (BE) për Turqinë bëri këtë vlerësim:

“Vëllezërit tanë arabë ikën nga Siria, nga bombat fuçi. Tani po kujdesemi ne për ata. Ne këtë e bëjmë pasi e shikojmë si një detyrë vëllazërore. Po mirë a keni dhënë ndonjë qindarkë mbështetje për këtë ju? A e keni zgjatur gjë dorën e ndihmës? Jo. Kurse tani jeni ngritur dhe merrni disa vendime sipas opinionit tuaj në lidhje me Turqinë. Sa bën edhe sikur të merrni, edhe sikur të mos merrni?”.

Kurse në lidhje me manipulimet që bëhen për operacionin «Burimi i Paqes» Presidenti Erdoan tha: “Atyre që thonë se objektivi i operacionit «Burimi i Paqes» janë kurdët, dobësimi i luftës kundër DAESH-it, kinse do të ndryshojë strukturën demografike, do të bllokojë zgjidhjen politike unë po u them këtë: Pretendimet tuaja janë të gjitha gënjeshtër, shpifje dhe trillime. Ne kemi punë vetëm me terroristët”.

Me fillimin e operacionit «Burimi i Paqes» Turqia ka ndërmarrë një hap të paktën po aq të rëndësishëm sa Operacioni i Paqes i vitit 1974 në Qipro,- tha Erdoan dhe shtoi: “

“Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund operacionin. Ne do ta përfundojmë punën e nisur. Flamuri që ngrihet një herë në shtizë nuk ulet më”.

Nga ana e Sirisë në Turqi janë hedhur më shumë se 700 predha mortaje. Kemi 18 dëshmorë dhe rreth 200 të plagosur, sqaroi më tej Erdoan.

 


Lajme të ngjashme