Çavusoglu: Gjurmët e Këshillit Turk arritën në Evropë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se gjurmët e bashkëpunimit të vendeve turqishtfolëse arritën në Evropë.

Çavusoglu: Gjurmët e Këshillit Turk arritën në Evropë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se gjurmët e bashkëpunimit të vendeve turqishtfolëse arritën në Evropë.

Mevlut Çavusoglu foli në takimin e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk) i mbajtur në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit.

Çavusoglu e përshkroi hapjen e zyrës së Këshillit turk në kryeqytetin hungarez Budapest si një arritje shumë të rëndësishme.

“Gjurmët e bashkëpunimit tonë arritën në Evropë. Zyra jonë e Budapestit do të forcojë bashkëpunimin tonë jo vetëm me anëtarin tonë vëzhgues Hungarinë dhe hungarezët, por edhe me vendet e tjera evropiane”, bëri të ditur Çavusoglu.

Shefi diplomacisë turke tha se Këshilli Turk ka evoluar në një organizim të rëndësishëm rajonal, ndërsa bëri të ditur se në projekt-deklaratën e Samitit të 7-të të Këshillit Turk u vu theksi në potencialin ekzistues të bashkëpunimit dhe u potencua rëndësia e krijimit të Dhomës Turke të Industrisë dhe Tregtisë.

Çavusoglu deklaroi se vendet e Këshillit Turk krijuan një zonë paqeje dhe stabiliteti, por nuk ishin të pacenueshëm ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve.

“Ne duhet të bashkëpunojmë në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë, përfshirë edhe ato në organizatat ndërkombëtare”, bëri të ditur shefi i diplomacisë turke.

Çavuşoğlu theksoi se informacioni, telekomunikacioni, e-qeveria dhe siguria në internet janë ndër çështjet e rëndësishme që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë.

Duke rikujtuar se ka dy çështje që spikatin në botën turke, Cavusoglu tha: "Pushtimi armen i një të pestës së territorit të Azerbajxhanit siç e ka theksuar shpesh edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, është i papranueshëm".

Duke theksuar se Qipro është çështja e dytë më e rëndësishme, Çavuşoğlu tërhoqi vëmendjen për nevojën për të mbrojtur të drejtat e ligjshme të qipriotëve turq derisa të gjendet një zgjidhje politike.

Në takimin, të organizuar nga Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov, morën pjesë Ministri i Jashtëm i Kazakistanit Muhtar Tleuberdi, Ministri i Jashtëm i Kirgistanit Chingiz Aydarbekov, Ministri i Jashtëm i Uzbekistanit Abdulaziz Kamilov, Ministri Hungarez i Tregtisë së Jashtme dhe të Jashtme Peter Szijjarto dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit turk Bagdad Amreyev.

 


Lajme të ngjashme