Kallën reagon ndaj vendeve që kritikojnë Turqinë për operacionin “Burimi i Paqes”

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) reagoi ndaj vendeve që kritikojnë Turqinë për operacionin “Burimi i Paqes”.

Në një postim të bërë në median sociale Twitter Kallën shkroi: “Shantazhet dhe kërcënimet nuk do të bëjnë kurrë që Turqia të heqë dorë nga kauza e saj e drejtë”.

Ai tha se lufta e Turqisë nuk është kundër civilëve ose kurdëve por është kundër organizatave terroriste.

Zëdhënësi i Presidencës reagoi kundër atyre që dënojnë dhe kërcojnë Turqinë me sanksione. “Operacionet e koalicionit (të kryesuar nga Amerika) parashikohet të kenë vrarë 1.600-3.800 civilë në Rakka dhe 9.000-11.000 civilë në Mosull” u shpreh Kallën.

Ai tha se operacioni “Burimi i Paqes”, që ka prishur shumë ‘lojëra’ në rajon edhe me mbështetjen e popullit do të vazhdojë me vendosmëri. “Në do Zoti fitorja do të jetë e jona” shkroi Kallën.

Lajme të ngjashme