Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha se operacioni po vazhdon ashtu siç është planifikuar

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter në turqisht dhe anglisht, Zëvendëspresidenti Oktay u prononcua për operacionin “Burimi i Paqes”.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha se operacioni po vazhdon ashtu siç është planifikuar

Zëvendëspresidenti, Fuat Oktay tha se operacioni “Burimi i Paqes” që Forcat e Armatosura të Turqisë e filluan në lindje të lumit Eufrat në Siri kundër organizatave terroriste PKK/PYD dhe DAESH, po vazhdon ashtu siç është planifikuar.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter në turqisht dhe anglisht, Zëvendëspresidenti Oktay u prononcua për operacionin “Burimi i Paqes” që kryhet për të shkatërruar korridorin e terrorit për formimin e të cilit bëhen përpjekje në kufirin jugor të Turqisë dhe për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Duke vënë në dukje se operacioni po vazhdon matanë kufirit ashtu siç është planifikuar, Oktay tha se “Qëllimi i vetëm i operacionit është të garantojë sigurinë e kufijve dhe kthimin vullnetar të sirianëve në shtëpitë e tyre, ndërsa ushtria jonë është duke luftuar kundër terroristëve qëllimi kryesor i tyre është që civilët të mos dëmtohen”.

“Turqia, e cila vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar, nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) për luftën kundër terrorizmit është e vendosur të thajë kënetën e terrorit që kërcënon kufijtë e saj dhe që paraqet një kërcënim për të gjithë botën”, bëri të ditur Oktay.

Zëvendëspresidenti Oktay theksoi se pritshmëria më e madhe është që shoqëria ndërkombëtare të jetë në të njëjtën vendosmëri për të luftuar kundër organizatave terroriste.

 


Lajme të ngjashme