Akar: Ushtarët turq do të jenë pranë popullit dhe përballë terroristëve në Siri

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se ashtu si deri më sot edhe gjatë operacionit “Burimi i Paqes” civilët, veprat historike, objektet kulturore dhe fetare janë të paprekshme.

Akar: Ushtarët turq do të jenë pranë popullit dhe përballë terroristëve në Siri
Kurdët e Sirisë mbështesin operacionin e ushtrisë turke
Kurdët e Sirisë mbështesin operacionin e ushtrisë turke

Presioni i regjimit sirian dhe kërcënimet e organizatave terroriste ua ka nxirrë jetën kurdëve që jetojnë në Sirisë. Kjo është edhe arsyeja që fiset kurde mbeshtesin operacionin “Burimi i Paqes” të Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se ushtari turk do të jetë pranë popullit dhe përballë terroristëve në Siri.

Pas mbledhjes koordinuese të operacionit “Burimi i Paqes” që Forcat e Armatosura të Turqisë po zhvillojnë në lindje të lumit Eufrat në Siri e që u kryesua nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ministri Akar i bëri vlerësime operacionit në fjalë.

Duke vënë në dukje që ashtu si deri më sot edhe gjatë operacionit “Burimi i Paqes” civilët, veprat historike, objektet kulturore dhe fetare janë të paprekshme, ministri Akar tha se “Ne i kushtojmë shumë rëndësi sigurisë jo vetëm të vendit dhe kombit tonë, por edhe të grupeve tjera fetare dhe etnike që jetojnë në rajonin tonë”.

Akar theksoi se zona e sigurt që planifikohet të formohet në kufirin Turqi-Siri është opsioni më logjik dhe humanitar për kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre, ndërsa tha se “Ne kurrë nuk do të pranojmë formimin e një korridori terroristë në kufirin tonë me Sirinë të gjatë 911 km”.

 


Lajme të ngjashme