“Ushtria turke, e vetmja që lufton trup më trup me DAESH-in”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar se Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë ushtria e vendit të vetëm të koalicionit dhe NATO-s që lufton trup më trup me DAESH-in në terren.

“Ushtria turke, e vetmja që lufton trup më trup me DAESH-in”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka bërë në llogarinë e saj në «Twitter» deklarata në lidhje me operacionet e TSK-së brenda dhe jashtë vendit.

Forcat e Armatosura Turke është ushtria e vetme e një vendi pjesëmarrës në koalicionin [ndërkombëtar që është krijuar kundër DAESH-i] dhe anëtar i NATO-s që lufton trup më trup me organizatën terroriste DAESH në terren në operacionin “Mburoja e Eufratit” në Siri.

Turqia është një ndër vendet që është dëmtuar më shumë nga aktet gjakatare të DAESH-it. Me këtë organizatë terroriste ajo [Turqia] ka luftuar me forcë dhe me një ritëm gjithnjë në rritje si brenda vendit, ashtu edhe përtej kufijve, dhe do të vazhdojë të luftojë edhe në lindje të Eufratit,- thotë MSB-ja në mesazhin që ka postuar në «Twitter».

Ministria rikujton gjithashtu se marrja e rajonit Dabik, të cilin DAESH-i e cilësonte si të shenjtë, nga ana e njësive të TSK-së në operacionin “Mburoja e Eufratit” i dha organizatës goditjen më të madhe ushtarake dhe ideologjike.

 


Lajme të ngjashme