Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) dërgon njësitë e para ushtarake në kufi

Ushtria Kombëtare Siriane (NSA) ka dërguar në Shanllëurfa (Şanlıurfa, Turqi) një njësi ushtarake për të mbështetur operacionin e mundshëm të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në lindje të lumit Eufrat.

Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) dërgon njësitë e para ushtarake në kufi

Ushtria Kombëtare Siriane (SNA), e cila është formuar nga luftëtarët opozitarë në Siri, ka dërguar në Shanllëurfa (Şanlıurfa, Turqi) një njësi ushtarake për të mbështetur operacionin e mundshëm të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në lindje të lumit Eufrat.

Autobusët me ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) dhe maunat e ngarkuara me municion vazhduan udhëtimin nga Kilisi drejt provincës kufitare të Gaziantepit.

Mësohet se autokolona përparon nën masa të shtuara të sigurisë dhe është dërguar me qëllim për të mbështetur njësitë e pozicionuara në kufirin sirian në Shanllëurfa.

 


Lajme të ngjashme