Operacioni «Burimi i Paqes» - Ushtari turk kaloi në lindje të Eufratit

Ushtari turk ndodhet në lindje të lumit Eufrat për paqen dhe qetësinë në vend (Siri) dhe rajon, ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Operacioni «Burimi i Paqes» - Ushtari turk kaloi në lindje të Eufratit

Është kaluar edhe në fazën tokësore të operacionin «Burimi i Paqes», të cilin Forcat e Armatosura Turke (TSK) e nisën të mërkurën pasdite në Siri kundër organizatave terroriste PKK/PYD dhe DAESH.

Ushtari turk e kaloi kufirin në 3 pika të ndryshme dhe e filloi edhe nga toka luftën me terroristët që mbajnë nën kontroll zonën.

Forcat Heroike të Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane nisën operacionin tokësor në lindje të Eufratit, si pjesë e Operacionit «Burimi i Paqes»”, thotë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një njoftim.

Fillimin e operacionit nga njësitë ajrore e kishte njoftuar Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me deklaratën që kishte bërë sot në orën 16.00.

“Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë nisur Operacionin «Burimi i Paqes»” kundër organizatave terroriste PKK/PYD dhe DAESH në veri të Sirisë”, shkroi Erdogan në «Twitter».

Pas kësaj deklarate reaktivët turq kishin hyrë deri në 30 km dhe kishin asgjësuar objektivat terroriste.

 


Lajme të ngjashme