Ministri turk i Mbrojtjes: Përgatitjet për operacionin vazhdojnë

Përgatitjet për një operacion në verilindje të Sirisë vazhdojnë, tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Forcave Ajrore me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Ministri turk i Mbrojtjes: Përgatitjet për operacionin vazhdojnë

Ministri Hulusi Akar i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler), Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneralarmate Ymit Dyndar (Ümit Dündar), Komandanti i Forcave Detare (Marinës) Admirali Adnan Ëzbal (Özbal) dhe Komandanti i Forcave Ajrore Gjeneralarmate Hasan Kyçykakjyz (Küçükakyüz) mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit akademik 2019-2020 në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare (MSÜ) të Turqisë, organizuar në Akademinë e Forcave Ajrore në Stamboll.

Duke folur për pikën e arritur në përgatitjet për operacionin e mundshëm në lindje të Eufratit, ministri Akar tha: “Punimet tona për operacionin janë në proces; vazhdojnë transferimet, përgatitjet e nevojshme. Procesin po e ndjekim nga afër së bashku me komandantët e forcave”.

Operacioni antiterrorist i planifikuar në rajonet siriane në lindje të lumit Eufrat do të eliminojë kërcënimin për provincat kufitare të Turqisë dhe do të lejojë miliona refugjatë sirianë të kthehen në shtëpi vullnetarisht dhe në mënyrë të sigurt.

Gjithashtu, operacioni i ardhshëm do të kontribuojë në ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë.

Terroristët e YPG/PYD-së, krahu sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, me mbështetjen e ShBA-së kontrollojnë një territor prej 480 km që shtrihet përgjatë kufirit me Turqinë.

 


Lajme të ngjashme