Kryeparlamentari Sentop: Qëllimi i Turqisë është të formojë korridorin e paqes

Kryeparlamentari Sentop postoi një mesazh në lidhje me fillimin e operacionit “Burimi i Paqes”.

çavuşoğlu.jpg

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop duke bërë të ditur se ka filluar operacioni “Burimi i Paqes” tha se “Qëllimi i Turqisë është të shkatërrojë korridorin e terrorit dhe të formojë korridorin e paqes”.

Kryeparlamentari Sentop postoi një mesazh në lidhje me fillimin e operacionit “Burimi i Paqes”.

Sentop në mesazhin e tij shkruan: “Filloi operacioni Burimi i Paqes. Qëllimi i Turqisë është të shkatërrojë korridorin e terrorit dhe të formojë korridorin e paqes. Zoti i ndihmoftë ushtarët tanë”.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që filloi ndaj objektivave të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë tha se “Operacioni ynë kryhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) për luftën kundër terrorizmit”.

“Me Operacionin Burimi i Paqes, rajoni do të pastrohet nga terroristët, siguria kufitare e Sirisë dhe integriteti territor do të garantohen, emigrantët do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi të sigurt, paqja dhe qetësia do të vijnë në rajon”, shkroi ministri Çavusoglu në postimin e tij.

 


Lajme të ngjashme