Çavushollu: Operacioni i Turqisë në Siri bazohet në drejtësinë ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se operacioni ndaj organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në Siri është një e drejtë e Turqisë, e cila buron nga drejtësia ndërkombëtare.

I ndodhur për një vizitë zyrtare në Algjeri, Çavushollu bëri deklarata në lidhje me operacionin që pritet të fillojë në lindje të lumit Eufrat në Siri kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Ai tha se synimi kryesor i organizatës terroriste është të copëtojë Sirinë.

“Turqia mbështet tërësinë territoriale të Sirisë. Në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare, do të informojmë Sirinë dhe vendet e interesuar, përfshi edhe Kombet e Bashkuara. Ky operacion do të jetë i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Gjithashtu do të bëjë të mundur kthimin vullnetar në atdhe të refugjatëve sirianë në Turqi dhe vendet e rajonit” u shpreh shefi i diplomacisë turke, Melyt Çavushollu.  

Lajme të ngjashme