“Burimi i Paqes” - Ushtria turke neutralizon objektivat e YPG/PKK-së në lindje të Eufratit

Avionët luftarakë turq, në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” neutralizoi objektivat e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në lindje të lumit Eufrat.

Avionët luftarakë të ushtrisë turke hynë 30 kilometra në thellësi të rajoneve të pushtuara nga YPG/PKK-ja.

Objektivat e organizatës terrorriste në fshatrat e rajoneve në fjalë u bombarduan nga avionët luftarakë.

Edhe njësitë e artilerisë së Forcave të Armatorura Turke janë duke goditur me obusë pozicionet e organizatës terroriste në Tel-Abyad, që ndodhen në tokat siriane përballë nënprefekturës Akçakale të rrethit Shanllëurfa në Turqi.

Ndërkaq nën kryesinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u zhvillua “Mbledhja e Koordinimit të Operacionit Burimi i Paqes”. Në mbledhje u shtrua në tryezë operacioni në fjalë në të gjitha dimensionet.  

Lajme të ngjashme