Turqi – Partitë politike mbështesin një operacion të mundshëm në lindje të Eufratit

Nga partitë politike vazhdojnë të vijnë mesazhe në mbështetje të operacionit ushtarak që Turqia planifikon të realizojë kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në Siri.

Turqi – Partitë politike mbështesin një operacion të mundshëm në lindje të Eufratit

Xhevdet Jëllmaz (Cevdet Yılmaz), zv.kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Përgjegjës për Marrëdhëniet e Jashtme, tha se qëllimi i operacionit të Turqisë në lindje të lumit Eufrat është pastrimi i zonës nga elementët terroristë, garantimi i sigurisë së kufijve dhe krijimi i një zone të sigurt për të mundësuar rikthimin e refugjatëve në vendin e tyre.

Kurse Hajati Jazëxhë (Hayati Yazıcı), zv.kryetari i AK Partisë për Çështjet Politike dhe Juridike, nënvizoi se janë të vendosur për të marrë masat për sigurinë e Turqisë duke e asgjësuar plotësisht organizatën terroriste që ka bërë strofka në rajon.

Fatih Shahin (Şahin), sekretari i përgjithshëm i AK Partisë, tha se një operacion përtej kufirit nuk është një gjë e preferuar nga Turqia, por një domosdoshmëri dhe përgjegjësi historike.

Edhe zv.kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), Jëlldërëm Kaja (Yıldırım Kaya) tha se Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt.

Ndërsa zv.kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Mustafa Kallajxhë (Kalaycı) tha: “Turqia e ka vullnetin të mbrojë sigurinë e saj kombëtare. Asnjë vend nuk duhet të shqetësohet për këtë. Ky është një qëndrim mjaft legjitim dhe i drejtë, por ndërkohë është edhe shpresë për të vuajturit, premtim për t’u sjellë qetësinë të pafajshmëve që jetojnë nën kërcënimin e terrorit. Turqia respekton tërësinë territoriale të Sirisë”.

Kurse zëdhënësi i partisë “IYI”, Javuz Aëraliollu (Yavuz Ağıralioğlu) është shprehur kështu: “Shteti turk nuk do të bëjë as tolerancën më vogël ndaj terrorizmit. Për ne është një përgjegjësi kombëtare që të mbështesim çfarëdolloj hapi që do të hidhet në kuadër të antiterrorzimit”.

Mustafa Destixhi (Destici), Kryetari i Partisë së Bashkimit të Madh (BBP) nënvizoi se një operacion ushtarak që do të bëhej në lindje të Eufratit është një operacion i rëndësishëm dhe i nevojshëm po aq sa Operacioni i Paqes që është zhvilluar në vitin 1974 në Qipro.

 

 


Lajme të ngjashme