Trump: Turqia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se Turqia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s.

Trump: Turqia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se Turqia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale Twitter, Trump shkroi: “Shumë harrojnë se Turqia është një partnere e madhe tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Turqia prodhon trupin e çeliktë të avionëve luftarakë F-35. Në të njëjtën kohë na kanë ndihmuar për të shpëtuar shumë jetë në Idlib (Siri). Gjithashtu siguruan kthimin e pastorit Brunson (prifti që ishte i burgosur për një kohë në Turqi). Dhe çfarë është më e rëndësishmja, nuk duhet harruar se Turqia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s me reputacion të lartë.  

Trump bëri të ditur gjithashtu se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me ftesë të tij, do të zhvillojë një vizitë më 13 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   

Ndërkaq Presidenti Trump, në një tjetër postim të tij tha se Amerika vazhdon mbështetjen me armë dhe financiare ndaj YPG/PKK.

“Ne mund të jemi në fazën e tërheqjes nga Siria por në asnjë mënyrë nuk i braktisim kurdët (YPG/PKK), ata janë njerëz të veçantë dhe luftëtarë të mahnitshëm. Në të njëjtën kohë kemi edhe marrëdhëniet të mira me Turqinë, aleatja jonë në NATO dhe partnere tregtare” shkroi Trump në Twitter.

 



Lajme të ngjashme