Biseda Çavusoglu-Lavrov, në fokus Siria dhe Ballkani

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrorv.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë bëhet e ditur se Lavrov dhe Çavushollu kanë zhvilluar një bisedë telefonike.  

Në deklaratë njoftohet se palët tërhoqën vëmendjen veçanërisht në gjendjen në verilindje të Sirisë dhe biseduan në mënyrë të detajuar për zgjidhjen e çështjes në këtë vend.

Gjithashtu bëhet e ditur se në bisedë u shqyrtua edhe gjendja në Ballkan dhe të dy ministrat ranë dakord për të vazhduar dialogun intensiv për të forcuar dhe zhvilluar edhe më shumë bashkëpunimin turko-rus në të gjitha fushat.  

Lajme të ngjashme