Turqia neutralizon koordinatoren e PKK-së për gratë

Në një operacion ajror që është kryer në zonën malore Kandil të Irakut si rezultat i punës së përbashkët të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) dhe Forcave të Armatosura Turke (TSK) është goditur në shenjë terroristja në krye të KJK-së.

Turqia neutralizon koordinatoren e PKK-së për gratë

Turqia vazhdon të kryejë operacione kundër udhëheqësve të PKK-së në veri të Irakut.

Raportohet se Ayfer Kordu, anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të PKK/KCK-së dhe Përgjegjëse e PKK/KJK-së, e cila përdorte pseudonimin “Bese Erzincan” dhe që u mor në shënjestër me operacionin ajror të datës 13 shtator 2019, realizuar në mbështetje të një informacioni të siguruar nga agjencia turke e inteligjencës (MIT), bënte pjesë në ‘listën e kuqe’ të Ministrisë së Punëve të Brendshme për personat me rrezikshmëri të lartë dhe të shpallur në kërkim.

Mësohet se Ayfer Kordu ka qenë bashkuar me PKK-në në fund të viteve 1980. Ajo është trajnuar nga kreu i organizatës terroriste Abdullah Oxhalan për çështje politike dhe ushtarake në lidhje me Libanin dhe Sirinë dhe ka qenë një ndër kuadrot kryesore të strukturës së gruas në organizatë.

Duke qenë drejtuesja më e lartë për koordinimin e kësaj strukture (PKK/KJK), Ayfer Kordu ka qenë përgjegjëse edhe për trajnimin, ndarjen e detyrave, organizimin dhe orientimin e të gjitha grave terroriste, përfshi edhe terroriste të rrezikshme si: Hülya Oran (e njohur me kodin Bese Hozat) dhe Nuriye Kesbir (e njohur me kodin Sözder Avesta).

Terroristët e PKK-së fillimisht u bënë të njohur në 1984. Në vitet që vijuan terroristët e PKK-së kryen sulme të përgjakshme për të destabilizuar situatën në Turqi dhe për ta copëtuar atë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë përfshirë PKK-në në listën e organizatave terroriste.

Organizata terroriste PKK kryen sulme të armatosura ndaj agjencive ligjzbatuese dhe qytetarëve turq. Vitet e fundit, PKK po bën përpjekje për t’ia transferuar përgjegjësinë për krimet e përgjakshme në rajon derivatit të saj sirian (PYD/YPG). Në Siri, terroristët e PKK-së fshihen pas emrave PYD dhe YPG, dhe në dy vitet e fundit ata e quajnë veten "Forcat Demokratike Siriane".

 


Lajme të ngjashme