Turqi – Lufta kundër terrorit, neutralizohen 4 pjesëtarë të PKK

Në operacionet e fundit antiterroriste që janë kryer 24 orët e fundit brenda dhe jashtë vendit janë neutralizuar 4 terroristë, pjesëtarë te organizatës separatiste terroriste PKK.

1279997
Turqi – Lufta kundër terrorit, neutralizohen 4 pjesëtarë të PKK

Dy terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste që ishin përcaktuar në zonën Haftanin në veri të Irakut, janë neutralizuar me një operacion ajror.

“Në kuadër të operacionit «Kthetra-3» në rajonin Haftanin është kryer një operacion ajror. Në këtë operacion janë neutralizuar 2 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK”,- njofton ministria e Mbrojtjes Kombëtare në postimin që ka bërë në një nga llogaritë e saj në median sociale.

Nga ana tjetër në operacionet e ekipeve të Xhandarmërisë, forcave speciale të Xhandarmërisë dhe Policisë në provincën Hakkari janë neutralizuar 3 terroristë, kurse 2 të tjerë janë neutralizuar në operacionet në malin Xhudi (Cudi) në provincën e Shërnakut (Şırnak), njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

 


Lajme të ngjashme