Turqia do ti forcojë përpjekjet për zonën e sigurt në Siri

"Turqia edhe më tej do ti forcojë përpjekjet e saj të sinqerta për të realizuar projektin e zonës së sigurt në Siri", njofton Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili u mblodh të hënën në Kompleksin Presidencial në Ankara nën drejtimin e Presidentit Erdoan.

Turqia do ti forcojë përpjekjet për zonën e sigurt në Siri

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) u mblodh të hënën nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Në komunikatën që u publikua në fund të mbledhjes thuhet se Turqia do ti forcojë edhe më shumë përpjekjet e saj të sinqerta për jetësimin e Zonës së Sigurt në Siri.

Operacionet kundër organizatave terroriste do të vazhdojnë me vendosmëri, theksohet në komunikatë si dhe konfirmohet edhe një herë se operacionet «Kthetra» do të vazhdojnë deri në pastrimin plotësisht të rajonit nga terroristët.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) njofton gjithashtu përmes komunikatës se Turqia do ti vazhdojë aktivitetet në platformën kontinentale në Mesdheun Lindor dhe në kuadër të marrëveshjeve që janë bërë me Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

 


Lajme të ngjashme