Avionët turq realizuan misionin e pestë në hapësirën siriane

Avionë të Forcave Ajrore Turke realizuan fluturimin e pestë brenda në hapësirën ajrore të Sirisë në kuadër të operacionit «Vendosmëria e natyrshme».

Avionët turq realizuan misionin e pestë në hapësirën siriane

Në kuadër të operacionit «Vendosmëria e natyrshme», që vazhdon si pjesë e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, dy avionë luftarakë të tipit F-16 realizuan misionin e pestë në Eufratin lindor, në hapësirën ajrore të Sirisë.

“Në kuadër të operacionit «Vendosmëria e natyrshme» dy avionë të tipit F-16 të Komandës së Forcave Ajrore” kanë realizuar në lindje të Eufratit, në hapësirën ajrore të Sirisë, misionin e pestë,” njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) përmes një komunikate të publikuar në llogarinë e saj në «Twitter».

Sipas komunikatës në fjalë misione të tilla do të vazhdojnë të bëhen edhe në ditët e ardhshme.

 


Lajme të ngjashme