Forcat turke të sigurisë fillojnë operacionin antiterrorist “Kthetra-4” në verilindje të vendit

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi të enjten fillimin e operacionit ushtarak “Kthetra-4” kundër organizatës separatiste terroriste PKK në verilindje të vendit.

Forcat turke të sigurisë fillojnë operacionin antiterrorist “Kthetra-4” në verilindje të vendit

Siç njofton Ministria përmes një komunikate të shkruar, 75 skuadra operative të përbëra nga 1.125 pjesëtarë të Xhandarmërisë, Forcave Speciale të Policisë dhe Rojave të Sigurisë po marrin pjesë në operacionin “Kthetra-4”, i cili ka filluar më 24 shtator në provincat verilindore Kars, Agri dhe Igdir.

Më 17 gusht, Turqia nisi brenda vendit operacionet antiterroriste disafazore “Kthetra” kundër terroristëve të PKK-së në rrethet Van, Hakkari dhe Sirnak, pasuar nga operacioni “Kthetra-2”, i filluar më 27 gusht në rrethet Mardin, Sirnak dhe Batman.

Kurse më 21 shtator Turqia nisi operacionin “Kthetra-3”, i cili ka në shënjestër terroristët në zonat Bestler-Dereler dhe Herekol të rretheve juglindore turke Sirnak e Siirt, si dhe ata në zonën Sinat-Haftanin në veri të Irakut.

Në kuadër të operacioneve “Kthetra-1”, “Kthetra-2” dhe “Kthetra-3”, forcat e sigurisë kanë neutralizuar 48 terroristë duke shkatërruar 58 shpella dhe konfiskuar sasi të mëdha municionesh gjithashtu.

Gjatë fushatës së saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshi këtu shumë gra e fëmijë.



Lajme të ngjashme