Erdogan i bëri një vlerësim rendit të ditës për kanalin televiziv amerikan “Fox News”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se blerja nga Rusia e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nuk duhet të prishin marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse Turqia ka nevojë për këtë sistem.

1276799
Erdogan i bëri një vlerësim rendit të ditës për kanalin televiziv amerikan “Fox News”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se blerja nga Rusia e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nuk duhet të prishë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse Turqia ka nevojë për këtë sistem.

Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim rendit të ditës për kanalin televiziv amerikan “Fox News”.

Erdogan theksoi se Turqia dhe ShBA-ja kanë një partneritet strategjik edhe brenda NATO-s, ndërsa tha: “Herë pas here u hasën probleme që u shkaktuan nga kushtet e zhvillimit në botë, por ne kurrë nuk lejuam dhe nuk lejojmë që kjo të dëmtojë marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Ne gjithmonë kemi qenë pro vazhdimit të këtij partneriteti dhe jemi në të njëjtin pozitë edhe sot."

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se në marrëdhëniet turko-amerikane synojnë që vëllimin tregtar ta rrisin në 100 miliardë dollarë.

Në pyetjen se si vlerëson fjalimin e Presidentit Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme, Presidenti Erdogan tha se gjatë fjalimit kishte tema me të cilat pajtohej dhe nuk pajtohej, ndërsa nënvizoi se për çështjen e Sirisë duhet të tejkalohen disa vështirësi.

Erdogan gjithashtu theksoi se Turqia është më afër me Rusinë dhe Iranin nga aspekti gjeografik dhe se me të dyja vendet në fjalë ka lidhje historike, gjë që kontribuon në forcimin e marrëdhënieve.

Duke iu referuar diskutimeve mes Turqisë dhe ShBA-së në lidhje me sistemet S-400, Erdogan tha se Turqia nuk është kliente e projektit të avionëve F-35, por njëra prej partnerëve.

Erdogan gjithashtu tha se akuzat ndaj Iranit për sulme ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite nuk i vlerëson të drejta, ndërsa për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit tha: “Nuk duhet të ketë një botë, ku të fortë kanë të drejtë. Doja ta kuptoja këtë ndërsa isha duke dëgjuar zotin Trump. Nuk mund të jetë që ‘Unë jam i fort, prandaj jam i drejt’."

Duke vënë në dukje se nuk ka asnjë vend tjetër, i cili lufton si Turqia kundër organizatës terroriste DAESH, Presidenti Erdogan i bëri thirrje ShBA-së që të jetë pranë Turqisë në luftën kundër organizatave terroriste.

 


Lajme të ngjashme