Turqi – Neutralizohen 3 terroristë në një operacion në Sirnak

Në operacionin me mbështetje ajrore që është kryer në periferi të nënprefekturës Idir të Shërnakut (Şırnak) janë neutralizuar 3 terroristë, ka njoftuar të mërkurën Ministria e Punëve të Brendshme.

1275826
Turqi – Neutralizohen 3 terroristë në një operacion në Sirnak

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të operacioneve që vazhdojnë për sigurinë e brendshme në periferi të nënprefekturës Idil të Shërnakut (Şırnak) ekipe të Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit Shërnak kanë kryer një operacion me mbështetje ajrore.

Në këtë operacion janë neutralizuar 3 terroristë, njofton Ministria në komunikatë dhe bën të ditur se operacionet në zonë vazhdojnë ende.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar se në operacionin ajror që është kryer në zonën Avashin në veri të Irakut në koordinim me operacionin (tokësor) «Kthetra» janë neutralizuar 3 terroristë, pjesëtarë këta të organizatës separatiste terroriste PKK.

Kurse 16 terroristë të tjerë, dy në listën e personave të kërkuar për terrorizëm në kategorinë «ngjyrë gri», janë neutralizuar në operacionin «Kiran-3», të cilin Ministria e Punëve të Brendshme e ka nisur në 21 shtator.

Operacioni «Kiran-1» ka filluar më 17 gusht në vijën e ndërmjetme Hakari-Van-Sirnak; «Kiran-2» ka filluar më 27 gusht në vijën Mardin-Batma-Sirnak, kurse «Kiran-3» ka nisur në 21 shtator në vijën e ndërmjetme Siirt dhe Sirnak. Raportohet se deri më sot në këto 3 operacione janë neutralizuar 43 terroristë.

Gjithashtu në këto operacione janë asgjësuar 58 shpella, vendstrehime dhe depo, si dhe janë kapur e sekuestruar një sasie e madhe armatimi-municioni, ushqimesh dhe materiale jetese.

 


Lajme të ngjashme