Avionët turq realizuan misionin e tretë në hapësirën siriane

Avionë të Forcave Ajrore Turke realizuan këtë javë fluturimin e tretë brenda kësaj jave ne hapësirën ajrore të Sirisë në kuadër të operacionit «Vendosmëria e natyrshme».

Avionët turq realizuan misionin e tretë në hapësirën siriane

Në kuadër të operacionit «Vendosmëria e natyrshme» që vazhdon në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH të mërkurën paradite dy avionë luftarakë të tipit F-16 realizuan nga ora 10.00 deri në orën 12.00 një fluturim në Eufratin lindor në hapësirën ajrore të Sirisë.

“Në kuadër të operacionit «Vendosmëria e natyrshme» nga ora 10.00 deri në orën 12.00 në lindje të Eufratit, në hapësirën ajrore të Sirisë është realizuar një fluturim me dy avionë të tipit F-16 të Komandës së Forcave tona Ajrore”, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) përmes një komunikate të publikuar në llogarinë e saj në «Twitter».

Forcat Ajrore Turke fluturime në Eufratin lindor të Sirisë kishin realizuar edhe të hënën dhe të martën, në emër të koalicionit ndërkombëtar që është krijuar për të luftuar organizatën terroriste DAESH.

 


Lajme të ngjashme