Yamaguchi: Gjendja ekonomike e Turqisë po zhvillohet me shpejtësi

Natsuo Yamaguchi, kryetar i Partisë “Komeito” që është partnere e koalicionit qeverisës në Japoni, deklaroi të hënën se gjendja ekonomike e Turqisë po zhvillohet me shpejtësi.

Yamaguchi: Gjendja ekonomike e Turqisë po zhvillohet me shpejtësi

I shoqëruar nga ambasadori i Japonisë në Ankara, Akio Miyajima dhe burokratë të lartë japonezë, Natsuo Yamaguchi realizoi një vizitë në zyrën e prefektit të Eskisehirit, Ozdemir Çakacak.

“Turqinë e kam vizituar për herë të parë në vitin 2003. Tani që bëj një krahasim të atyre viteve me sot, vërej se gjendja ekonomike e Turqisë po zhvillohet në mënyrë shumë më madhështore sesa atëherë”, tha politikani japonez gjatë takimit në Eskisehir.

Kurse prefekti Çakacak u shpreh i kënaqur nga kjo vizitë dhe theksoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Turqisë dhe Japonisë bazohen në vitet 1800.

Pasi rikujtoi se me synimin për të fuqizuar edhe më tej marrëdhëniet historike ndërmjet dy vendeve, 2003-shi është festuar si “Viti i Turqisë” në Japoni dhe 2010-a si “Viti i Japonisë” në Turqi; prefekti i Eskisehirit tha se këto marrëdhënie, të cilat u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik në vitin 2013, po avancojnë çdo ditë më shumë me aktivitete kulturore dhe bashkëpunime ekonomike.



Lajme të ngjashme