Turqi – 10 terroristë të neutralizuar në operacionet e brendshme dhe të jashtme

Në operacionin e ushtrisë turke me mbështetje ajrore në Hakkari janë neutralizuar 7 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, kurse 3 të tjerë janë neutralizuar në operacionin ajror që është kryer në Avashin në veri të Irakut.

Turqi – 10 terroristë të neutralizuar në operacionet e brendshme dhe të jashtme

Në operacionin e Forcave të Armatosura Turke (TSK) të kryer me mbështetje nga ajri në provincën juglindore Hakkari janë neutralizuar 7 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, kurse 3 të tjerë janë neutralizuar në operacionin ajror që është kryer në zonën Avashin në veri të Irakut, në koordinim me operacionin “Kthetra”, njoftoi të martën Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas komunikatës së Ministrisë ekipe operative të Forcave të Xhandarmërisë, pjesë të Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit Hakari, kanë kryer në periferi të nënprefekturës Jyksekova (Yüksekova) një operacion antiterror të mbështetur nga ajri në kuadër të operacioneve për sigurinë e brendshme.

Në këtë operacion janë neutralizuar 7 terroristë ndërsa ishin duke bërë përgatitjet dimërore, bën të ditur Ministria dhe njofton gjithashtu se operacionet në zonë vazhdojnë.

Nga ana tjetër edhe në operacionin ajror që është kryer në zonën Avashin në veri të Irakut janë neutralizuar 3 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton përmes një komunikate se në operacionin e kryer në zonën Avashin në veri të Irakut në koordinim me operacionin “Kthetra” janë neutralizuar edhe 3 terroristë të tjerë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.



Lajme të ngjashme