Stërvitje e përbashkët ushtarake Turqi-Azerbajxhan-Gjeorgji

Në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit u zhvillua stërvitja e përbashkët ushtarake me pjesëmarrjen e forcave speciale të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

1274859

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit shkruhet: “Në stërvitjen ‘Shqiponja e Kaukazit-2019’, me përdorimin e mjeteve ajrore, do të realizohen detyra të tilla si asgjësimi i objektivave të simuluara, shpëtimi i pengjeve dhe evakuimi i të plagosurve”.  

Stërvitja ku ushtarët pakistanezë morën pjesë si vëzhgues, do të përfundojë në 1 tetor.

Lajme të ngjashme