Presidenti Erdogan iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me një fjalim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se bota po ballafaqohet me një padrejtësi globale dhe se kjo çon në luftë për pushtet.

Presidenti Erdogan iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me një fjalim

Të martën Presidenti Erdogan iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila u mbajt në qytetin Nju-Jork të ShBA-së.

“Është shumë e dhimbshme që më shumë se 1 miliardë njerëz jetojnë në varfëri të skajshme ndërkohë që pakica me fat e botës diskuton për robotët”, deklaroi Erdogan ndërsa tha se është e papranueshme që njëra anë të vuajë nga uria, ndërkohë që ana tjetër jeton në luks.

Duke e përsëritur sloganin e tij se “Bota është më e madhe se 5 (anëtarë të përhershëm të KS të OKB-së), Presidenti Erdogan thase “Ka ardhur koha për të ndryshuar mendjen dhe rregullat tona”.

Ai shtoi se është i shqetësuar nga paraqitja e armëve bërthamore si kartë në çdo krizë, ndërsa shtoi se “Fuqia bërthamore duhet të jetë ose e ndaluar ose e lirë për të gjithë”.

Gjatë fjalës së tij Erdogan shpjegoi edhe qasjet në shumë tema si kriza e Sirisë dhe dyndja e refugjatëve, racizmi, islamofobia dhe lufta ndërkombëtare kundër terrorit, nevojën për themelimin e shtetit të pavarur të Palestinës, padrejtësia e qasjeve ndaj problemit të Mesdheut Lindor dhe lirimi i banorëve të Kashmirit nga bllokada dhe sigurimi i të ardhmes së tyre.

Presidenti i Republikës së Turqisë propozoi që 15 marsi, që është përvjetori i sulmit ndaj myslimanëve në Zelandën e Re, të shpallet si "ditë solidariteti kundër armiqësisë ndaj Islamit", ndërsa tha se Turqia për detyrën e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si kandidat e paraqiti ish-ministrin për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryetarin e komisionit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë për marrëdhënie me jashtë, ambasadorin Volkan Bozkir.

Presidenti Erdogan fjalimin e tij e përfundoi me fjalët “Paqe për të gjithë, liri për të gjithë, mirëqenie për të gjithë, drejtësi për të gjithë, të ardhme paqësore dhe të sigurt për të gjithë”.



Lajme të ngjashme