Erdogan: Artistët e mëdhenj vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes

Presidenti Recep Tayyip Erdogan hapi ekspozitën Ara Guler në ndërtesën e Doganave “Alexander Hamilton” dhe mori pjesë në koncertin e Fahir Atakoglu.

1275301
Erdogan: Artistët e mëdhenj vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes
erdogan ara guler sergisi1.jpg
erdogan ara guler sergisi2.jpg
erdogan ara guler sergisi3.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se artistët e mëdhenj vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes.

Presidenti Erdogan, i cili ndodhet në Nju-Jork të ShBA-së për sesionin e 74-të të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), hapi ekspozitën Ara Guler në ndërtesën e Doganave “Alexander Hamilton” dhe mori pjesë në koncertin e Fahir Atakoglu.

Duke deklaruar se ekspozita ishte mirëpritur me një interesim të madh më parë në Kjoto, Londër dhe Paris, Erdogan tha se këtë herë kjo ekspozitë u prezantua për artdashësit dhe miqtë amerikanë në Nju-Jork.

Kreu i shtetit turk tha se Ara Guler ishte një person që besonte në paqe dhe vëllazëri, ndërsa shtoi se ekspozita e organizuar për të mbajtur gjallë kujtesën e Gulerit në kohë të njëjtë me punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka domethënie të madhe.

“Kultura dhe arti shërbejnë si ura universale në zhvillimin e marrëdhënieve midis shoqërive. Me këtë kuptim, shpresoj që veprat e Ara Gulerit, që është një markë vërtet globale në profesionin e tij, do të arrijnë në masat e gjera të kulturave dhe kombeve të ndryshme nga e gjithë bota”, bëri të ditur Erdogan.

“Ara Guler, fotografi dhe fotoreporteri me titullin ‘Master of Leica’, që vdiq vitin e kaluar, është një nga vlerat më të mëdha në fushën e fotografisë që u trajnua në Turqi”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ara Guler e përshkroi veten si një fotoreporter që shkroi historinë me makinën e tij. Artistët e mëdhenj vazhdojnë të jetojnë me veprat që lënë pas vdekjes së tyre. Mjeshtri i madh Ara Guler shkroi histori me objektivin e tij. Veprat e tij u përfshinë në muze dhe koleksione të rëndësishme të botës dhe arriti tek miliona njerëz me fotografitë nga jeta e përditshme”.

Presidenti Erdogan pas fjalimit bëri hapjen e ekspozitës, më pas vizitoi ekspozitën dhe mori informacione për punimet.

 


Lajme të ngjashme