Çavusoglu i përgjigjet homologut greko-qipriot

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu në përgjigje të pyetjes së ministrit të Jashtëm të udhëheqjes greko-qipriote se “Pse nuk pajtohemi menjëherë për federatën?” tha se “Lideri yt e refuzoi këtë”.

1275157
Çavusoglu i përgjigjet homologut greko-qipriot

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu në përgjigje të pyetjes së ministrit të Jashtëm të udhëheqjes greko-qipriote se “Pse nuk pajtohemi menjëherë për federatën?” tha se “Lideri yt e refuzoi këtë”.

Ministri Çavusoglu u takua me ministrin e Jashtëm greko-qipriot, Nikos Hristodoulidis në korridoret e ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork të ShBA-së.

Me të parë ministrin Çavusoglu në korridor, ministri greko-qipriot iu afrua duke e zgjatur dorën dhe e pyeti se “Pse nuk pajtohemi menjëherë për federatën?”

Çavusoglu rikujtoi se ai kishte thënë edhe më parë se nuk do të negociohet për negociata, ndërsa homologut të tij greko-qipriot iu përgjigj me këto fjalë: “Lideri yt e refuzoi këtë. Fillimisht duhet të vendosim se çfarë do të negociojmë. Do të negociojmë për dy shtete apo për ndonjë gjë tjetër?” dhe e largoi dorën.

Ndërkaq pas këtyre fjalëve të Çavusoglus, ministri Hristodulidis  tha: “Është e qartë se çfarë do të negociojmë. Ka vetëm një zgjidhje, një federatë me dy pjesë dhe dy komunitete. Harrojeni zgjidhjen me dy shtete ose konfederatën”. Pas kësaj ministri Çavusoglu rikujtoi bisedimet e zhvilluara me liderin greko-qipriot, Nikos Anastasiadis në qytezën Crans-Montana të Zvicrës para dy vitesh.

“Herën e fundit (në Crans-Montana) lideri yt para jush e paraqiti idenë e konfederatës. (Lideri greko-qipriot) Anastasiadis vitin e kaluar njëherë tha ‘federatë’ e njëherë ‘konfederatë’. Fillimisht duhet të vendosim se çfarë do të negociojmë. Ne kemi qenë të angazhuar në zgjidhje për shumë vite, si në Planin Annan ashtu edhe në Crans-Montana”, iu përgjigj ministri Çavusoglu.

 


Lajme të ngjashme