Njësitë turke dhe amerikane realizuan fluturimin e 5-të të përbashkët me helikopter

Njësitë e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe njësitë amerikane zhvillojnë fluturimin e gjashtë të përbashkët me helikopterë në kuadër të zbatimit të fazës së parë për zonën e sigurt, që planifikohet të krijohet në lindje të Eufratit në Siri.

Në nënprefekturën Akçakale të rrethit Shanllëurfa (Şanlıurfa), ku ndodhet Qendra e Përbashkët Operative, vihet re një lëvizje ajrore.

Dy helikopterë të Forcave të Armatosura Turke dhe 2 helikopterë të njësive amerikane u ngritën në ajër nga kjo nënprefekturë. Helikopterët fluturuan drejt kufirit të Sirisë.

Forcat turke dhe amerikane edhe më herët kishin realizuar 5 fluturime të përbashkëta me helikopterë dhe një patrullim tokësor.

Lajme të ngjashme