Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Bota është më e madhe se pesë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar sot në Stamboll Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke nënvizuar se nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjen izraelite.

Erdogan: Bota është më e madhe se pesë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar sot në Stamboll Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke nënvizuar se nuk janë në gjendje të zgjidhin çështjen izraelite.

Erdogan foli në konferencën për shtyp në aeroportin Atataturk në Stamboll, para nisjes për në SHBA ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

“Të gjitha përgatitjet përgjatë kufirit me Sirinë janë kryer. SHBA-të janë partneri ynë strategjik, partneri ynë në NATO, tashmë prej një kohe të gjatë vazhdojmë partneritetin tonë strategjik. Dëshira jonë nuk është të jemi në situatë kundër SHBA-ve. Po ashtu nuk kemi atë luks që të vëzhgojmë dhe anashkalojmë mbështetjen e SHBA-ve ndaj organizatave terroriste. Mbështetja e tyre për organizatat terroriste si YPG/PKK është e qartë”, tha Erdogan.

Ai kritikoi KS të OKB-së, duke thënë se "bota është më e madhe se pesë", duke aluduar për pesë anëtarët e përhershëm.

"Ata nuk janë në gjendje të zgjidhin një çështje izraelite. Nga viti 1948 të gjithë e dimë në cilën pikë jemi sot. Çështja izraelite nuk është zgjidhur. Izraeli nuk i njeh vendimet e OKB-së. Të na përgjigjet dikush për këtë. Izraeli i vitit 1948, territori, a është ky i njëjti Izrael sot?”, tha Erdogan. (AA)

 


Lajme të ngjashme