Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavushollu: Organizatat ndërkombëtare shpërfillin dhimbjen e nënave në Dijarbakër

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Çavushollu: Organizatat ndërkombëtare shpërfillin dhimbjen e nënave në Dijarbakër

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres solli në rend të ditës edhe gjendjen e nënave që presin të takohen me fëmijët e tyre, të cilat janë duke qëndruar përpara ndërtesës së selisë së Partisë Demokratike të Popujve (HDP) në Dijarbakër (Diyarbakır).

Në mbledhjen ku u bisedua për çështjet e Sirisë, Qipros dhe ato rajonale, Çavushollu solli në rend të ditës edhe gjendjen e nënave që presin në selinë e HDP-së për fëmijët e tyre, të cilët janë rrëmbyer dhe janë dërguar në mal nga ana e organizatës separatiste terroriste PKK.

Ai i bëri të ditur Guterresit se “institucionet ndërkombëtare, organizatat joqeveritare nuk janë duke u interesuar për këtë çështje dhe sillen sikur nuk ekziston”.  

Çavushollu përpara punimeve të sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u takua në Selinë e Përgjithshme të OKB-së me Guterres dhe në prononcimin për median ai tha se ishte një takim i dobishëm dhe diskutuan për shumë çështje si Siria dhe komiteti kushtetues.

Kurse pyetjes se kur do të deklarohet komiteti kushtetues, Çavushollu iu përgjigj duke thënë: “Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së për Sirini, Geir Pedersen do të shkojë të hënën në Damask dhe do të bisedojë me regjimin. Pas kësaj mbledhjeje mund të themi se kur mund të deklarohet komiteti në fjalë”.

 


Lajme të ngjashme