Presidenti Erdogan do të shkojë në ShBA

Të shtunën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Erdogan do të shkojë në ShBA

Në kuadër të vizitës në ShBA, Erdoani do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin do të vlerësojë pikën e arritur në punimet për zonën e sigurt në veri të Sirisë.

Presidenti Erdoan do t’ia sqarojë edhe një herë Trumpit vendosmërinë e Turqisë për “zonën e sigurt” dhe do t’i rikujtojë homologut amerikan hapat që duhen ndërmarrë në lidhje me këtë çështje.

Në fjalimin që do të mbajë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Presidenti Erdoan do ti japë opinionit publik ndërkombëtar mesazhin se zona e sigurt (në Siri) është një ‘port i rëndësishëm’ për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork Presidenti Erdoan pritet të takohet gjithashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel dhe Kryeministrin e Anglisë Boris Johnson.

 


Lajme të ngjashme