Ministri turk Çavusoglu pritet në takim nga Kryeministri hungarez Viktor Orban

I ndodhur në Budapest për të marrë pjesë në përurimin e zyrës së promovimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk), ministri Çavusoglu u takua me Kryeministrin Viktor Orban.

Ministri turk Çavusoglu pritet në takim nga Kryeministri hungarez Viktor Orban

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin Budapest të Hungarisë u prit në takim nga Kryeministri Viktor Orban.

I ndodhur në Budapest për të marrë pjesë në përurimin e zyrës së promovimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk), ministri Çavusoglu u takua me Kryeministrin Viktor Orban.

Takimi u zhvillua në godinën e Kryeministrisë pas pozimit para kamerave dhe vazhdoi prapa dyerve të mbyllura për media.

Ministri Çavusoglu në një postim të bërë në llogarinë e tij në "Twitter" pas takimit falënderoi Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili lejoi hapjen e përfaqësisë së Këshillit Turk në kryeqytetin Budapest.

 


Lajme të ngjashme