Erdogan: Do të mbrojmë me vendosmëri interesat e Turqisë dhe turqve qipriotë në Mesdheun Lindor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se ata që mendojnë se pasuritë e Ishullit dhe rajonit u përkasin vetëm vetes së tyre, do të ndeshen me vendosmërinë e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Erdogan: Do të mbrojmë me vendosmëri interesat e Turqisë dhe turqve qipriotë në Mesdheun Lindor

Kreu i shtetit turk i dërgoi një mesazh panelit me temë “Fjala e Fundit në Qipro”, aktivitet ndërkombëtar që u organizua në Ankara.

Erdogani shprehu besimin e tij të fuqishëm se ky panel, mbajtur në një periudhë që dëshmon intensifikimin e sulmeve kundër interesave të RTQV-së në Mesdheun Lindor, do të ofrojë kontribute të rëndësishme në përpjekjen e Turqisë për të drejta, ligj dhe drejtësi në platformat ndërkombëtare.

“Ne do të mbrojmë të drejtat e turqve qipriotë në Ishull dhe në Mesdheun Lindor me të njëjtën vendosmëri, me të cilën mbrojmë edhe interesat e Turqisë. Ata që mendojnë se pasuritë e Ishullit dhe rajonit u përkasin vetëm vetes së tyre, si sot ashtu edhe në të ardhmen do të ndeshen me vendosmërinë e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut”, theksoi Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.



Lajme të ngjashme