Aksoy: Zona e licencimit numër 7 ndodhet brenda platformës kontinental turke

Turqia paralajmëroi kompanitë e huaja për licencat e pavlefshme për kërkim të hidrokarbureve të lëshuara nga udhëheqja greko-qipriote.

Aksoy: Zona e licencimit numër 7 ndodhet brenda platformës kontinental turke

Turqia përsëri paralajmëroi udhëheqjen greko-qipriote se nuk mund të bëjë punime të sondazhit në zonën ekskluzive ekonomike turke duke u bazuar në licenca të pavlefshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim pyetjes së parashtruar në Ministri në lidhje me lajmet se udhëheqja greko-qipriote ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë ndërkombëtare për të ashtuquajturën fushën e licencimit numër 7.

“Siç nënvizohet dhe ndahet vazhdimisht me bashkësinë ndërkombëtare, një pjesë e të ashtuquajturës zonë e licencimit numër 7 mbetet brenda platformës kontinentale turke, e cila është e regjistruar në Kombet e Bashkuara”, bëri të ditur zëdhënësi Aksoy.

“Siç ka ndodhur deri më tani, Turqia nuk do të lejojë në asnjë mënyrë asnjë vend të huaj, kompani ose anije të përfshihen në aktivitete të kërkimit dhe shfrytëzimit të paautorizuar të hidrokarbureve brenda zonave të juridiksionit të saj detar, dhe do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”, theksoi Aksoy.

Duke nënvizuar se Turqia përsërit paralajmërimet e forta që aktet e njëanshme të udhëheqjes greko-qipriote, e cila synon të uzurpojë të drejtat e turqve qipriotë, nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor, zëdhënësi Aksoy tha: “Propozimi i turqve qipriotë drejt një shpërndarjeje të drejtë të burimeve natyrore të ishullit mbetet në tryezë. Nënshkrimi i fundit i marrëveshjes për fat të keq tregon se udhëheqja greko-qipriote është këmbëngulëse për të zgjatur qëndrimin e saj të papërgjegjshëm që nuk pranon të drejtat e barabarta dhe të patjetërsueshme të turqve qipriotë mbi burimet natyrore në dhe rreth ishullit. Ne paralajmërojmë edhe një herë kompanitë e interesuara se nuk do të mund të kryejnë asnjë aktivitet të kërkimit të hidrokarbureve brenda platformës kontinentale turke, duke besuar në licenca të pavlefshme të lëshuara nga udhëheqja greko-qipriote”.



Lajme të ngjashme