Ministri Çavusoglu pjesëmarrës në përurimin e Zyrës së Këshillit Turk në Budapest

Ministri Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin Budapest të Hungarisë zhvilloi një takim edhe me homologun e tij kirgiz, Xhingiz Ajdarbekov.

Ministri Çavusoglu pjesëmarrës në përurimin e Zyrës së Këshillit Turk në Budapest

Ministri Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin Budapest të Hungarisë zhvilloi një takim me homologun e tij kirgiz, Xhingiz Ajdarbekov.

I ndodhur në Budapest për të marrë pjesë në përurimin e zyrës së promovimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk), ministri Çavusoglu u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Kirgizisë, Aydarbekov.

Gjatë takimit që zgjati afërsisht 45 minuta krahas marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Kirgizisë u bisedua edhe për rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve.

Ministri Çavusoglu në Budapest u takua edhe me ministrin e Jashtëm dhe njëherësh ministrin për Tregti të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe mori pjesë në mbledhjen e hapjes të vendeve anëtare të Këshillit Turk.

Pritet që ministri Çavusoglu në kuadër të kësaj vizite të takohet edhe me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

 


Lajme të ngjashme